Ish-presidenti George H. W. Bush do të votojë për Hillary Clinton (Foto)

20.09.2016 12:29:35

George H. W. Bush që ishte dikur president i Shteteve të Bashkuara, ka deklaruar se për kënd do të hedhë votën.

Ai i ka thënë Kathleen Hartington, që është ish-zëvendës guvernatore e Maryland dhe vajza e të ndjerit Robert F. Kennedy, se do të votojë për Hillari Klinton, transmeton Telegrafi.

Hartington e ka postuar një fotografi në Facebook, ku shihet së bashku me 92-vjeçarin, ndërsa mbanë mbishkrimin: “Presidenti më tha se do të votojë për Hillaryn”.