Ish-presidenti Moisiu: Është derdhur shumë gjak në Ballkan, të afrojmë njerëzit

27.10.2019 17:18:27

Në Samitin  e Paqes për Europën Juglindore 2019 që u mbajt në Tiranë, ish-presidenti Alfred Moisiu, teksa analizoi situatat e vështira që ka kaluar Ballkani, bëri thirrje për më shumë angazhim në përhapjen e paqes dhe afrimin e njerëzve. Thirrja e presidentit ishte veçanarisht për politikanët.

“Shumë luftra, trazira, tmerre kanë parë dhe kaluar popujt tanë. Shumë gjak i panevojshëm është derdhur. Shumë mëri dhe keqkuptime janë krijuar midis njerëzve të thjeshtë në vendet tona vetëm se nuk flasin të njëjtën gjuhë, ose nuk janë i të njëjtit besim fetar apo gjëra të tjera të kësaj kategorie. Është vërtet për tu habitur se si u zhvilluan tragjeditë në rajon. Pra, neve që e kemi kuptuar këtë situatë më përpara ose më mirë se të tjerët duhet të angazhohemi seriozisht për afrimin e njerëzve. Ne nuk duhet të na gënjejë kjo qetësia e tanishme, pasi ende ka disa që janë gati të na kthejnë atje ku ishim. Etja për pushtet dhe para çfarë nuk bën, këtë e dimë dhe e kemi parë. Pra, kjo mendoj se kërkon jo thjesht të jemi të kujdesshëm, por të jemi edhe aktiv për ti prerë rrugën këtyre veseve dhe tentativave të rrezikshme për paqen në vendet tona”, deklaroi Moisiu.

Politikanët aktualë do veprojnë sipas interesave të tyre, por kjo nuk duhet të na dekurajojë, shtoj më tej ish-presidenti.Moisiu bëri thirrje për angazhim për të ndikuar veprimet e politikës aktuale.

Unë mendoj se me zërin, vullnetin, kembënguljen dhe punën tonë duhet tja bashkangjitim punës së përsgjithshme që bën gjithë shoqëria civile, gjithë populli që të arrihet më e mira. Mendoj se duhet të shikojmë mënyra veprimi më efikase që të ndikojnë në veprimet e politikës aktuale”