Ish prokurori Haxhi Giu përfiton nga amnistia, por më pas vjen telefonata nga burgu i Peqinit

14.01.2017 13:04:12

Duhet të ishte dita me fat për ish prokurorin e dënuar për korrupsion Haxhi Giu. Ai sot ka qenë një nga 731 të dënuarit që morën pafajësinë dhe ashtu ndodhi.

Por aroma e lirisë për të ka zgjatur vetëm pak orë. Kjo sepse me të mbërritur në banesë, ish prokurori i Fushë Krujës ka marrë një telefonatë të papritur nga drejtoria e Burgut të Peqinit. Urdhëri i prerë ishte se ai duhej të kthehej në burg. “Më telefonuan nga burgu, më kërkojnë të kthehem” ka pranuar vetë Haxhi Giu, sipas burimeve nga ‘Panorama’.

Ai ka thënë se i kanë kërkuar në telefon që të kthehet sërish në burgun e Peqinit, ndryshe do ta marrin me forcë. Sipas burimeve të “Panorama” mësohet se shkak për këtë kërkesë është bërë nevoja për një rishikim të plotë të dosjes së Giut.

Duke qenë se ai hyn te zyrtarët e lartë duhet një inspektim i imtësishëm i dosjes, për të parë nëse përfiton apo jo nga amnistia.

Mes 130 persona kanë nisur të lënë sot qelinë e burgut të Peqinit, bie në sy edhe emri i prokurorit që njihet si njeriu që hetoi dosjen e “shekullit”, atë të vrasjes se deputetit të PD­së, Azem Hajdari, Haxhi Giu. Ish­Prokurori i Krujës, Haxhi Giu që i kishin mbetur edhe 9 muaj e 17 ditë burg ka përfitur sot nga amnistia duke lënë qelinë e burgut të Peqinint që në mëngjes.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e dënoi ate me 2 vite e 4 muaj burg, duke lënë kështu në fuqi vendimin e shkallës së parë. Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin me 3 vjet e 6 muaj burg. Ish­prokurori i Krujës u gjykua me gjykim të shkurtuar, ndaj dënimi i tij shkon në 2 vjet e 4 muaj. Atij gjithashtu iu hoq e drejta që për tre vjet të ushtrojnë funksion publik. Giu akuzohet për korrupsion pasiv.

Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte kërkuar dënimin e Haxhi Giut me katër vjet burg. Sakaq, 1 vit e 4 muaj burg u dhanë nga gjykimi i shkurtuar edhe për Aleks Shporin.