Ish të dënuarit e diktaturës: Edi Rama po përçan ish të përdjegurit, po krijon parti me nëpunës administrate

27.01.2017 17:15:16

Ish të burgosur nga regjimi i diktaturës pretendojnë se kryeministri Edi Rama po përçan ish të përdjegurit dhe po krijon parti me nëpunës administrate.

Reshat Kripa, ish i dënuar nga regjimi komunist shprehet se: Po qarkullon një lajm që në datën 28 Janar në sallën e Pallatit të kongreseve do të organizohet një kuvend kombëtar me të përndjekurit politikë ku do të shpallet dhe një parti e tyre, dhe sipas të dhënave do të jetë anëtari i komisionit të posatçsëm të partisë Socialiste dhe kryetari i Institutit, Bilal Kola.

“U bëjmë thirrje ish të përpjekurve politikë të vërtetë që të mos marrin pjesë në këtë kuvend sharlatanësh pasi është kuvend hipokrit dhe i organizuar nga ish anëtarët e regjimit komunist. U bëjmë me dije se kjo është manovër politike e sharlatanit Edi Rama që më këtë metodë kërkon të shpërndajë të përndjekurit politikë dhe nuk do t’ia arrijë kurrë”, shton ai.

Besim Ndregjoni një tjetër ish i përndjekur, thotë: Shoqatat tona denoncojnë lëvizjen politike përçarëse të një kryeministri që përbuz të përndjekurit politikë, të një kryeministri që kur dënoheshin krimet e komunizmit nga Këshilli i Europës, ai u jepte urdhër grupit parlamentar të Ps të mos votonin dënimin e krimeve të komunizmit. Ky sharlatan kryeministër po bën një lëvizje politike me nëpunësit e administratës së tij për të gjoja një kongres dhe një parti. Partia e të përpjekurve është partia kundër komunizmit dhe e lirisë. Parti të formuar nga Edi Rama, për të gjithë ish të përndjekurit shqiptarët është një fyerje dhe ta përbuzin këtë nisëm të Edi Ramës. Ish të përndjekurit të mos bashkohen me një kryeministër të fyen poetin Hazni Nela, që i fyen të përndjekurit duke ndërtuar bunkerë.