Ishte djalli ai që bindi njeriun të vriste e flijonte femijën e vet!

20.08.2018 11:03:57

Nga Ahmet Asani

Krijuesi asnjehere nuk ka kerkuar që njeriu ta nderoj Zotin duke viktimizuar e flijuar femijet e vet! E si mund te kerkoje nje gje te tille Krijuesi nga krijesat e veta?! Ështe djalli ai i cili nuk iu perkul njeriut dhe vendosi ta luftojë tere jeten deri sa ta zhduk njeriun!

Ështe djalli ai i cili e mashtroi njeriun duke e bindur se Zoti kerkon qe njeriu të viktimizonte femijet per Zotin! Zoti vazhdimisht kishte kerkuar nga krijesat e veta qe mos te viktimizoheshin! Ishte Abrahami (Ibrahimi) ai i cili i pari i degjoi fjalet e Zotit dhe nderpreu flijimin e femijeve, gje te cilin Zoti nuk e kishte kerkuar kurre nga njeriu!

Abrahami nuk viktimizoi Isakun qe e kishte nga gruaja e tije Izraelite, nuk e viktimizoi as Ismailin qe e kishte nga gruaja Arabe, e qe nga loza e Ismailit doli Muhamedi! Nga kjo kohe e Abrahamit u nderpre flijimi fizik i njerezimit! Por djalli nuk pushoi luften per ta shkaterruar njerezimin! A nuk ishte djalli ai cili u be tebdil dhe per gjysem shekulli i thoshte xhematit: ” mos i çoni femijet ne shkolla se ju bahen shkie”?!

Ka shekuj qe djalli eshte futur ne sistemin klerik dhe vepron nen petkun e klerit! A nuk ishte kleri ai i cili u lidh me djallin (pushtetin) dhe pengoi shkollimin e qindra gjeneratave shqiptare! A nuk ishte kleri ai qe la te mbyllur e te pashkolluar femren shqiptare! Nese fjala KURAN eshte LEXO – MESO – SHKOLLOHU, atehere puna qe kanë bere disa hoxhallarë tane, nuk ka si mos te jetë pune KUNDER KURANIT, pune djallezore, kunder Zotit e njerezimit?
Ka degjuar dikush qe ndonjë hoxhë të ketë kerkuar falje per fljimin e miliona femijeve shqiptarë duke i lene ne terr – duke u thene: MOS SHKONI NË SHKOLLA – MOS LEXONI – MOS MERRNI DITURI?

Une nuk kam degjuar qe nje “Bashkësi Islame” kudo te jetë ajo, qoftë ne Shkup, Prishtinë, Tiranë, Stamboll , Mekë apo Medinë, t’ketë kerkuar falje per VIKTIMIZIMIN e mijera gjeneratave shqiptare ne bashkepunim me djallin (pushtetin)! Une nuk kam degjuar asnje IMAM a HOXHË, e qe disa prej tyre i njohim se boterisht kane punuar per djallin (pushtetin), te kene kerkuar falje per viktimizimim e mijera femijeve, nxënësve e arsimtareve shqiptarë! Ne te gjithë njohim nga nje hoxhë qe ka punuar per djallin (pushtetin) dhe ka viktimizuar mijera femijë, nxenes e mesimdhenes! Edhe unë njoh nje hoxhë te tille, biles njoh edhe djalin e hoxhes, por nuk kam degjuar qe Hoxha te kete kerkuar falje, nuk kam degjuar qe as djali i hoxhës te ketë kerkuar falje per veprat e babës!
E si mundet nje intelektual i vertete ti lutet Zotit duke u perkulur pas djallit?!
Si mund te lutet e falet intelektuali prapa ‘mulla shejtanave’ qe ende veprojne sipas urdherave te djallit?! Nese Zoti i do më shume njerezit e dijes, njerezit qe lexojne e mesojne i bie qe Zoti i do me se shumeti intelektualet, intelektualet qe flasin te verteten dhe vetem te verteten!

A nuk ishte Gjordano Bruno intelektuali i cili zbertheu nje Ajet Kuranor duke thene ne turmen e druve kur digjej: “Toka sillet rreth diellit”! Kisha e dajllezuar nuk i degjoi fjalet e Zotit qe dilin nga goja e Brunos dhe me vendim te djallit qe fshihej prapa Inkuizicionit, e dogji Gjordano Brunon!Mirepo pas shume shekujsh Kisha i kerkoi falje dhe Rehabilitoi emrin e Gjordano Brunos!
A thua kur do te reflektojë e kerkojë falje ‘Sistemi Klerik Musliman’ qe viktimizoi milona shqiptarë e shqiptare duke i lene në terr te perjetshêm! Kur?