ISIS kërcënon me sulme terroriste Francën dhe gjithë botën

29.10.2020 23:42:17

Organizata terroriste islamike “ISIS” ka paralajmëruar sulme terroriste në Francë dhe në gjithë botën ku prekin interesat e shtetit francez.

Këto kërcënime të ISIS-it vijnë pas ngjarjeve të fundit në Francë ku një profesor u vra me prerje koke nga një terrorist.

Zhvillimet e përgjakshme në Francë ndodhën si pasojë e publikimit të karikaturave të profetit musliman Muhamedit nga revista “Charlie Hebdo”.

Në anën tjetër sot në Francë janë vrarë 3 persona, njëri me prerje koke nga një djalosh 23 vjeçar i cili kishte bërtitur “Allahu Ekber”, përpara se të ekzekutonte të tre viktimat.