ISIS ndryshon taktikat për sulme terroriste

09.01.2017 13:16:24
Anëtarët e të ashtuquajturit Shteti Islamik kanë ndryshuar taktiken e sulmeve terroriste.

ISIS ka dëshmuar disa herë se është i aftë të ndryshojmë mënyrat e të sulmuarit në vendet e ndryshme të botës. Së pasi ishin sulmet vetëvrasëse që mjaftonte një bombë të trupin e një tjetri dhe në “emër të Allahut” të vriteshin qindra persona pa faj, raporton AP.

Më pas sulmi i tyre u kthe në kamionë, një kamionë i madh nisej më shpejtësi marramendëse në turmën më të madhe të njerëzve duke goditur kështu shumë persona pa qenë të vetëdijshëm se çfarë po ndodhte, shkruan lajmi.net.

Mirëpo as kjo taktik, atyre po u duket se nuk kreu punë, së fundi pjesëtarëve të ISIS po u mjafton një armë që të vrasin kë kanë përball, qoftë në rrugë, qendra tregtare, aeroporte, klube e të tjera.

Terroristët e ISIS në gazetën e tyre kanë bërë thirrje për një luftë kundër “kryqtarëve” dhe të bashkohen sa më shumë në luftë me ta.

Se cila do jetë “mjeshtëria” e radhës e përdorur nga ISIS për të vrarë njerëz të pafajshme është më mirë të shpresojmë se nuk do të ketë.