Islami për Mushtishtin: Turp për politikanët tanë!

28.08.2016 18:57:43

Eksperti për cështje të sigurisë, Avni Islami ka komentuar ngjarjen e sotme në Mushtit, ku disa persona u përleshen me pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Sipas tij, kjo nuk do koment se dikujt i duhet destabilizimi i situatës në Kosovë.

“Dikush po përpiqet të përfitojë nga këto raste dhe ta paraqes veten si ” Engjulli” shpëtimtar”, ka shkruar ai në “Facebook”, transmeton Indeksonline

Postimi i plotë:

Turp për politikanët tanë, pyetja shtrohet: pse e qiten para aktit të kryer Policinë dhe Popullin e Kosovës. Është dashur të analizohet mirë rasti ” Mushitishtë”, është dashur që ta din saktësisht se e pranon populli apo jo atë vizitë, e jo ta fus në konflikt fizik popullin me pushtetin. Kjo nuk do koment se dikujt i duhet destabilizimi i situatës në Kosovë, dikush po përpiqet të përfitojë nga këto raste dhe ta paraqes veten si ” Engjulli” shpëtimtar.