Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka mbajtur një takim me bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas emërimit të sotëm të këtij bordi nga Qeveria e Kosovës.
Ministri Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se emërimi i bordit të ri të SHSKUK-së është një hap i rëndësishëm në vendosjen e rregullit dhe llogaridhënies në institucionet spitalore.
Ministri Ismaili, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se emërimi i bordit të ri të SHSKUK-së është një hap i rëndësishëm në vendosjen e rregullit dhe llogaridhënies në institucionet spitalore.
Postimi i plotë i Ismailit:
Me bordin e ri të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), pas emërimit të tij me votim unanim nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Kur kam marrë përgjegjësinë për ta drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë, synimi im parësor ka qenë vendosja e rregullit dhe e llogaridhënies në institucionet spitalore.
Emërimi i bordit të ri të SHSKUK-së është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së këtij qëllimi.
Kjo vërteton se shëndetësia është prioritet i Qeverisë sonë.