Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka uruar infermierët kosovarë për Ditën Botërore të Infermierisë.
Ai përmes një statusi në “Facebook”, ka shkruar se infermierët janë lidhja e parë në mes të sektorit shëndetësor dhe qytetarëve, duke shprehur përkushtimin e tij, për mbështetje ndaj tyre, transmeton “Zëri.info”.
Postimi i plotë i Ismailit:
Infermierët janë lidhja e parë dhe më e forta në mes të sektorit shëndetësor dhe qytetarëve tanë. Duke parë rolin e rëndësishëm që kanë, prej se kam marrë postin e ministrit, forcimi i stafit infermierik, qoftë me vende të reja të punës apo me trajnime profesionale brenda dhe jashtë vendit, ka qenë përkushtimi im.
Kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, për një infermieri më të madhe dhe më të përgatitur.
Por sot, dua mijëra infermierëve që kemi në gjithë vendin, t’ua uroj Ditën Botërore të Infermierisë dhe t’i përgëzoj për punën e madhe që bëjnë. Urime!






































