“Qytetarët janë lodhur me politikën aktuale, një politikë që krijon flluska të sapunit, që krijon probleme joreale”.
Këtë koment e ka bërë nënkryetari i PDK-së, Uran Ismajli në Rrokum Roll të TV Rrokum.
Sipas tij, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka një qasje tjetër për problemet që i ka Kosova.
“Qytetarët kanë pasur nevojë që dikush t’i dëgjoj hallet e tyre, prandaj kryetari Veseli e ka marrë iniciativën të ballafaqohet me problemet reale të qytetarëve”, ka thënë Ismajli.






































