Ismet Beqiri i ka shtuar aktivitetet dhe takimet me banorët e Prishtinës

 Ismet Beqiri i ka shtuar aktivitetet dhe takimet me banorët e Prishtinës

22.04.2017 00:58:19

Edhe pse LDK-ja ende zyrtarisht nuk e ka nxjerrë një emër për ta sfiduar Shpend Ahmetin për të parin e Prishtinës në vjeshtë, Ismet Beqiri duket se i ka hyrë garës “krye në vete”.

Ish kryetari i Prishtinës, tash deputet i LDK-së, Ismet Beqiri, i ka shtuar aktivitetet dhe takimet me banorët e Prishtinës.

“Të dashur miq, tani përfunduam takimin me qytetare të fshatit Drenovc, anëtar dhe simpatizant të LDK-së. Bisedim i hapur dhe miqësor, për të gjitha çështjet, veçmas për kërkesat e tyre të arsyeshme dhe të drejta. Për Prishtinën tonë!”, ka shkruar sonte Beqiri në llogarinë e tij në Facebook.

Beqiri edhe ditëve tjerë ka pasur takime në disa zona në Prishtinës me qytetarë, duke e rritur kështu edhe më shumë mundësinë që ai të jetë kandidat për Prishtinën.

Deri me tash janë përmendur shumë emra nga partia e Isa Mustafës për Prishtinën, mirëpo zyrtarisht asnjë emër nuk është konfirmuar.