Takimi i mbajtur sot në mes tri objekteve opozitare (Vetëvendosje, AAK dhe NISMA), është thirrur nga Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, për të diskutuar për moszbatueshmërinë e rezolutës së Kuvendin për rrëzimin e murit.
Në këtë takim të ftuar ishin edhe përfaqësuesit e pozitës, por të njëjtit nuk janë parë në këtë takim.
Ndërsa i kontaktuar nga Indeksonline, shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri ka bërë të ditur se nuk ishte bojkot, mos prania e tij në këtë takim, por që sipas tij fjalët e nevojshme tashmë janë thënë.
“Së pari nuk është punë bojkoti, duhet një gjë të sqarohet, Kuvendi e ka thënë fjalën e vetë. Edhe tash po e përsëris ai muri është i papranueshëm, është muri ilegal dhe ne presim që organet kompetente të kryejnë punën e tyre, organet përgjegjëse që janë dhe thjeshtë edhe njëherë po e them Kuvendi e ka kry obligimin e vetë, e ka bë një rezolutë dhe tani organet duhet vepruar”, ka thënë Beqiri.
Sipas këtij të fundit zgjidhja në lidhje me rrënimin e murit do të bëhet së shpejti, edhe pse nuk mund të afatizohet nga ai.
“Por kjo çështje donë zgjidhe dhe ne besojmë që zgjidhja do të bëhet së shpejti, unë nuk mund të afatizojë këtë dhe organet kompetente duhet me e krye obligimet e tyre dhe përgjegjësitë që kanë dhe nuk shohim asnjë arsye që kjo të jetë çështje e debatit më në Kuvend sepse ne kemi të njëjtin qëndrim pra nuk ka ndryshuar dhe deshëm apo s’deshëm kjo po shndërrohet si pjesë e lojërave politike pse jo tash, sikur dikush mezi s’po pret në këtë rast me dështuar diku ose mos me mund me e realizuar diçka që ja kemi shtruar vetes megjithatë kjo punë besojmë që do të gjejë rrugëzgjidhje dhe duhet të ceket që përfaqësuesit tanë shtetërore e kanë thënë vendimin që ai muri është i papranueshëm, i padrejtë dhe duhet të rrënohet”, ka shtuar Beqiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së ka shtuar gjithashtu se takimi nuk ka qenë i nevojshëm sepse nuk ka më çfarë të thuhet në Kuvend apo në takime të tilla , pasi janë thënë qëndrimin e tyre dhe ato nuk kanë por që janë duke pritur që organet përgjegjëse të kryejnë punën e tyre.






































