Ismet Beqiri s’flet për zgjedhjet, beson se Demarkacioni do të kalojë

05.05.2017 17:25:14
Qeveria e Kosovës do të mblidhet të hënën dhe Projektligji për demarkimin e kufirit me Malin e Zi do të përcillet në Kuvendin e Kosovës.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se kjo çështje është rritur shumë dhe se LDK ka vullnet për të kaluar këtë projektligj.

“Kur bëhet koalicioni qeverisës, në këtë rrugëtim mund të paraqiten çështje të rëndësisë së veçantë siç është Demarkacioni”.

“Ajo që mund të them unë, është se në LDK ka vullnet të jashtëzakonshëm për Demarkacionin. Ka pasur rezerva, por gjithmonë të gjendet rrugëzgjidhje”.

“Demarkacioni o sot, o në legjislaturën tjetër do të jetë në tavolinë dhe do të votohet”.

Beqiri është shprehur optimist se Demarkacioni do të kalojë, dhe nuk ka dashur të komentojë se a do të shkohet në zgjedhje të parakohshme nëse nuk votohet Demarkacioni.

“Unë besoj se Demarkacioni do të kalojë, dhe me pjesën tjetër nuk merrem”.