Ismet Beqiri: S’ka arsye për zgjedhje

Ismet Beqiri: S’ka arsye për zgjedhje

04.04.2017 13:41:28

Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Beqiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se Qeveria aktuale është stabile dhe nuk ka arsye të shkohet në zgjedhje.

Ai tha se qeveria ka dhënë rezultate në fusha të ndryshme dhe sipas tij nuk është arsye të shkohet në zgjedhje edhe nëse nuk mbahet seancë plenare një muaj.

Beqiri tha se Kuvendi nuk do të mbajë seancë këtë të enjte në shenjë solidarizimi me liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj i cili të enjten ka seancën gjyqësore në Francë.

Shefi i GP-së të LDK-së tha se Kosovës pa të drejtë i është imponuar demarkacioni si kriter për liberalizimin e vizave, por sipas tij vendosja e kritereve për liberalizimin e vizave nuk ka qenë në dorë të institucioneve të Kosovës