Isufi: Në aksidentin e vitit ’81 në Çakorr, asnjë institucion i Malit të Zi nuk ishte përfshirë në hetime

26.12.2017 12:38:32

Anëtari i Komisionit për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi, Florim Isufi, duke argumentuar para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, se marrëveshja e vitit 2015 për kufirin mes Kosovës dhe Malit të Zi, i humb territor Kosovës ka dhënë disa argument për të.

Ai ka përmendur një aksident komunikacioni që ka ndodhur në Qakorr, në vitin 1981, që sipas tij një autobus i Malit të Zi ishte aksidentuar në këtë pjesë.Megjithatë sipas tij të gjitha hetimet dhe rasti është zhvilluar nga institucioneve e Krahinës Autonome të Kosovës.

“Më  09.11.1981, autobusi i aksidentuar  në Qakorr, ashtu edhe kompania e sigurimeve ishte nga Mali i Zi. Të gjitha procedurat janë kryere nga organet e ish-Jugosllavisë dhe asnjë institucionin i Malin të Zi nuk është përfshirë në këtë rast. Kanë qenë 50 lëndë  të cilat janë gjykuar në Gjykatën e Pejës”.