Arrestohet pas 13 vitesh në arrati shqiptari i dënuar në Itali për vrasjen e bashkëkombësit të tij. Altin Merhori , 42 vjeç, është dënuar në mungesë me 12 vjet heqje lirie. Vrasja ka ndodhur në lokalitetin Sesto San Xhovani bdhe pas krimit Merhori është fshehur në qytetin e Piaçencës, ku dhe ka kaluar 13 vitet e jetës më liri të plotë.
Mediat fqinje raportojnë se pas vrasjes, 42-vjeçari e ka dëmtuar kufomën me origjinë shqiptare dhe më pas e ka fshehur. Atë kohë ai punonte si shofer kamioni. Në momentin e arrestimit, vrasësi ka qenë në banash ku dhe i janë gjetur 2.5 kg kokainë;10 kg marijuanë me vlerë 700 mijë euro, si dhe një sasi e konsiderueshme mallrash të vjedhura me vlerë dhjetëra mijëra euro.
Po ashtu 42-vjeçarit shqiptar i janë gjetur edhe dy pistoleta, 3 karikatorë dhe municione të shumta, si dhe 5 jelekë anti-plumb, pasaporta, karta identitetit, patenta dhe certifikata të falsifikuara. Gjithashtu, i kërkuari kishte disa karta telefoni, aparate të shumta celularë, si dhe një pajisje për leximin e kartave të kreditit.









































