Të paktën 10 persona raportohet se kanë mbetur të plagosur në Itali, për shkak të shpërthimit të një prej kratereve të vullkanit Etna.
Ata u goditën nga llava, por asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë shëndetësore. Vetëm 6 nga personat e lënduar janë dërguar në spitalet e Catania dhe Acireale.
Etna është një prej vullkaneve më aktivë ne botë dhe së fundmi ka shfaqur shumë probleme.










































