Italia i bllokon Shqipërisë trajnerin e Kombëtares, Edi Reja nuk lejohet të udhëtojë

03.05.2020 11:09:08

Pandemia ka shtuar shumë halle edhe për njerëzit që merren me sportin. Trajnerë e lojtarë, që presin nisjen e ndeshjeve deri më tani janë stërvitur në kushte karantine, kuptohet ata që kanë pasur mundësi.

Por, ka një tjetër problem. Shqipëria rrezikon të “mbetet” pa trajner. Tekniku italian Edi Reja nuk mund të jetë në Shqipëri me skuadrën në prag të përgatitjes së ndeshjeve, sepse ia ndalon ligji të dalë nga shtëpia për shkak të moshës E njëjta situatë edhe në Britaninë e Madhe me trajnerin Roi Robson

Kësisoj, Covid-19 duket se ka bërë me dhimbje koke edhe trajnerin e përfaqësueses sonë Edi Reja. Sipas ligjit shqiptar, 74-vjeçarit nuk i lejohet të dalë nga shtëpia për shkak të moshës.

Nësë kombëtarja jonë do të lejohet të luajë në fillim të sezonit të ri, dhe njëherazi mbizotëron ligji për orare të kufizuara për pensionistët, atëherë Reja dhe skuadra do të kishin probleme në funksionimin e tyre. E njëjta situatë edhe në Britaninë e Madhe me trajnerin Roi Robson.

72-vjeçari i cili është tekniku më i vjetër në Premier League, mund të jetë i detyruar t’i humbasë ndeshjet e mbetura të Kristal Palas këtë sezon.