Italia i ofron mbështetje Kosovës në sektorin e arsimit

13.03.2020 19:17:13
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami, priti sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me të cilin bisedoi për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve në fushën e arsimit.

Ambasadori Orlando e uroi ministren Bajrami për detyrën e re, ndërsa konfirmoi se Italia do të vazhdojë ta mbështesë arsimin në Kosovë.

Ministrja Bajrami falënderoi Ambasadorin për gjithë ndihmën që ka dhënë vendi i tij për Kosovën, veçanërisht në sektorin e arsimit. Ajo foli për planet për ta përmirësuar gjendjen në të gjitha nivelet e arsimit dhe tha se mbështetja e Italisë dhe të gjithë partnerëve tjerë në arsim, është shumë e rëndësishme për MAShTI-n dhe Qeverinë e Kosovës, e cila në këtë mandat e ka prioritet arsimin.