Italia kalon edhe Iranin, numri i personave të vdekur nga coronavirusi shkon në 79

04.03.2020 09:45:44

Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 79, ka njoftuar kreu i agjencisë së mbrojtjes civile në Itali, Angelo Borelli.

Sipas mediave të huaja, Italia ka tejkaluar Iranin për nga numri i vdekjeve pasi kjo e fundit ka raportuar 77 viktima në ditën e sotme.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vendin më të goditur në Evropë u rrit në 2,263 nga 2.036 që nga e hëna.

Raportohet se shpërthimi i coronavirusit në Itali ka prekur rajonet më të pasura veriore, atë të Lombardisë dhe Venetos.