Italia konfirmon edhe 415 viktima nga COVID-19, duke e çuar në 26 mijë, numrin e të vdekurve

25.04.2020 19:32:35

Selia kombëtare e mbrojtjes civile italiane ka lëshuar informacionin e fundit mbi të vdekurit dhe të sëmurët në atë vend.

Sipas të dhënave më të fundit, 2357 persona janë infektuar me COVID-19 në 24 orët e fundit, duke e çuar kështu numrin e të infektuarve në 195.351 në vend

Që nga fillimi i pandemisë, kanë vdekur gjithsej 26.384 persona, nga të cilët 415 kanë vdekur në 24 orët e fundit.

Gjithsej 63,120 persona u shëruan, ndërsa 105.847 raste ishin aktive.

RAI News raporton se për të gjashtën ditë radhazi në Itali, numri i pacientëve me coronavirus po bie.