Italia para dhe pas tërmetit, ja ndryshimet drastike (Foto)

25.08.2016 09:58:29

Tërmeti që goditi Italinë Qendrore në orët e para të së martës e ka tjetërsuar tërësisht pamjen e Amatriçes. Dikur ishte një qytezë piktoreske ndërsa sot rrënojat e lëkundjeve shkatërrimtare të japin idenë e një qyteze të sapo dalë nga lufta.

Kulla e sahatit në qendër të qytetit ka qëndruar stoike, ndërkohë që shumë ndërtesa përreth saj janë rrafshuar. Kisha është dëmtuar gjithashtu shumë, duke humbur kupolën dhe një pjesë të fasadës. Një tjetër ndërtesë rezidenciale që ngrihej në zemër të Akumolit është rrënuar pjesërisht.