Iu grabit shtëpia nga 4 shqiptarë të armatosur, gruaja e futbollistit spanjoll tregon tmerrin

18.10.2019 23:03:39

Grabitja e shtëpisë së futbollistit të njohur Alvaro Morata pranë Madridit ka lënë ende kujtime të këqija për Alice Campello, bashkëshortja e futbollistit. Biondja e re nga Veneto gjithmonë ka preferuar të heshtë për episodin të ndodhur rreth një vit më parë, por ajo foli ditët e fundit për një program sportiv spanjoll.

“Ato ditë ishin shumë të vështira. Unë as nuk mund ta laja fytyrën sepse të mendoja dhe kisha frikë se dikush ishte pas meje. Ishte e vështirë“, tha ajo.

Grabitja ndodhi qershorin e kaluar, kur gruaja e re e kampionit spanjoll ndodhej brenda në Mirasierra së bashku me binjakët. Banda hyri në shtëpinë e Moratës, duke bastisur gjithçka që mund të merrte. Gruaja në atë kohë ishte vetëm sepse burri i saj ishte me ekipin kombëtar dhe vetëm pas disa orësh mësoi për atë që ndodhi. Për fat të mirë, episodi përfundoi pa ndonjë dëmtim fizik për Alice Campello dhe binjakët.

“Unë nuk dëshiroj që dikush ta jetojë këtë përvojë me familjen në shtëpi“, tha Alice Campello në televizionin spanjoll. Gjatë disa muajve, banda vidhi disa shtëpi në Morata, Casemiro, Thomas dhe Benzema, derisa Garda Civile spanjolle ndërpreu makthin e familjeve. Duket se grupi ishte i përbërë nga 4 burra me origjinë shqiptare, njëri prej të cilëve ishte arrestuar edhe në vitin 2007 për sulmin e dhunshëm në shtëpinë e José Luis Moreno.