Ivan Korçok: Kosova dhe Serbia mund të gjejnë zgjidhje të përhershme

Ivan Korçok: Kosova dhe Serbia mund të gjejnë zgjidhje të përhershme

05.03.2018 20:09:30

“Ne jemi të bindur se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një formulë të pranueshme për të dyja palët dhe askush nuk dikton se çfarë duhet të jetë përmbajtja e një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore”, tha Korçok, pas takimit me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq.

“Është shënuar progres në normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës, një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme duhet t’u shërbejë interesave të dyja palëve”, tha ai në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq.

Sipas agjencisë Beta, Korçok, ka shprehur bindjen se Beogradi dhe Prishtina mund të gjejnë një zgjidhje që është me interes për stabilitetin e Ballkanit.

Duke folur në konferencë për shtyp, shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk mund të tregtojë me çështjen e Kosovës, dhe se marrëveshja duhet të jetë në interes të të gjithëve.