Ivanov ende pa ndonjë vendim për çështjen e mandatarit për formimin e Qeverisë në Maqedoni

30.01.2017 15:16:38

Pas marrjes së njoftimit zyrtar nga ana e Kuvendit për atë nëse mandatari ka dorëzuar programin dhe propozimin për formimin e qeverisë së re, kryetari Gjorge Ivanov do të filloj konsultimet me institucionet përgjegjëse dhe partitë politike, thonë për AIM nga Kabineti i kryetarit Ivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Duke marrë parasysh afatin e caktuar në nenin 90 të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë është e obliguar ta njoftojë kryetarin e Republikës së Maqedonisë nëse mandatari ka dorëzuar programin dhe propozimin për formimin e qeverisë së re’, thonë nga kabineti.