Ivica Daçiq: Shqiptarët duhet të ikin në Shqipëri, Kosova nuk është vendi i tyre

28.11.2017 10:52:24

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka reaguar me deklarime skandaloze në lidhje me informacionin se Madagaskari e ka njohur pavarësinë e Kosovës, duke thënë se shteti i Kosovës nuk ekziston dhe shqiptarët e Kosovës duhet të ikin në Shqipëri sepse aty e kanë vendin, raporton RTS

“E respektojmë të drejtën për vetëvendosje të popullit por për çfarë lloj të drejte për vetëvendosje po flasim këtu për shqiptarët të cilët kanë shtetin e tyre në Shqipëri, në Kosovë është një pakicë brenda Serbisë, e cila nuk ka të drejtë për vetëvendosje”, ka thënë Daçiq.