Izmi Zeka mbështetë idenë që vitin e ardhshëm të mbahen zgjedhjet lokale dhe nacionale (Video)

09.11.2016 19:52:57

Izmi Zeka nga Partia Demokratike e Kosovës e mbështet idenë për organizimin e dy palë zgjedhjeve bashkërisht në verën e vitit të ardhshëm.

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, thotë se tani për tani nuk është koha të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Tani për tani, sipas tij, nuk është koha e përshtatshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Zeka i cili është edhe zv/ministër për Kthim dhe Komuniate në emisionin ‘Fakt Plus’ në Tribuna Channel, ka folur edhe për bojkotin qe Lista Serbe po i bën institucioneve.

Ai ka akuzuar qeverinë dhe forcat politike për ledhatim të tepërt të Listës Serbe, duke kërkuar qe kthimi i tyre në institucionet të afatizohet nga ana e Ekzekutivit.

E sa i përket buxhetit të vitit 2017, ai pret qe kjo çështje të harmonizohet mes partnerëve të koalicionit.

Duke folur për zgjedhjet në Drenas, Zeka ka thënë se Drenica dhe Drenasi në përgjithësi janë çerdhe e PDK-së dhe ai pret fitore të PDK-së në zgjedhjet e 4 dhjetorit.