Ja çfarë po ndodh brenda repartit të koronavirusit në Itali

11.03.2020 10:03:03

 

Italia po përballet me një situatë mjaft të vështirë, teksa numri i persona të vdekur ka shkuar në 366.

Vendi është në karantinë, teksa janë mbyllur shkollat dhe pezulluar të gjitha aktivitetet e ndryshme.

Kamerat hynë në njësinë e kujdesit intensiv të Kremones, një nga spitalet më të afërt me zonën e kuqe.

Këtu grumbullohen pacientët e prekur, ndërsa mjekët heronj punojnë 12-14 orë në ditë. Massimo Galli, specialist i sëmundjes infektive në “Sacco di Milano” thotë: “Nëse njerëzit mendojnë se jemi duke e ekzagjeruar, unë do të doja t’u thosha që të vijnë dhe të shohin se çfarë ndodh në departamentet tona”.