Ja detajet nga MPB për ushtarët e ISIS-it nga Maqedoni të arrestuar në Turqi

27.08.2016 13:04:33

Ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë Mitko Çavkov ka dalë sot me një konferencë për shtyp për të dhënë më shumë detaje rreth aksionit të përbashkët me policinë turke dhe me Interpolin për të ndaluar pesë persona nga Maqedonia që t’i bashkangjiten ISIS-it.

”Tre nga të arrestuarit kanë qenë nga Kumanova dhe dy nga Shkupi. Ata kanë qenë duke tentuar për të ju bashkangjitur ushtrisë së njohur si ‘Shteti Islamik’. Gjatë ikjes nga policia turke dhe nga agjentët e Maqedonisë, ata janë lënduar me lëndime të lehta. Pas arrestimit, këta pesë persona janë transferuar në qendrën për të arrestuarit nga shtetet e jashtme në Turqi. Këta persona janë kthyer në Maqedoni nga Turqia dhe dyshohen për nxitje për terrorizëm dhe pjesmarrje në luftëra të shteteve tjera. Gjithashtu, në Maqedoni është shkruar fletarrest edhe për 23 persona që janë veçse në këto luftëra. 25 persona nga Maqedonia kanë humbur jetën në këtë ”mision” ndërsa 50 qytetarë të Maqedonisë ende janë në Siri dhe Irak duke luftuar” tha mes tjerash Mitko Çavkov, i cili paralajmëroj se numrat janë relevant.