Ja kush i zëvendëson në Kuvend deputetët që u bënë pjesë e Qeverisë

10.09.2017 17:50:40

Pjesë e kabinetit të qeverisë Haradinaj u bën edhe disa deputetë që kishin arritur të marrin votat e mjaftueshme për të hyrë në Kuvend.

Ramush Haradinaj, Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj, Pal Lekaj, Rrustem Berisha, Fatmir Limaj do të jenë pjesë e qeverisë e cila u votua dje në Kuvend me 61 vota pro dhe një abstenim.

Kjo ka bërë që ulëse në Kuvendin e Kosovës të sigurojnë një numër i deputetëve që kanë pasur vota më së shumti në zgjedhjet e 11 qershorit, shkruan lajmi.net

Nait Hasani me 9 mijë e 578 vota dhe Fadil Beka me 9 mijë e 234 do të jenë deputet që do të jenë pjesë e Kuvendit nga Partia Demokratike e Kosovës.

Enver Hoti me 9 mijë e 182 do të bëhet sërish deputet nga radhët e Nismës për Kosovën,kurse Gani Dreshaj i AAK-së do të ulet në Kuvend pasi në zgjedhje kishte siguruar mbi 9 mijë e 180 vota.

Kurse në vend të Behgjet Pacollit i cili do të jetë ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i parë, do të zëvendësohet nga Imet Rrahmani i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Në seancat në vijim këta deputetët pritet të betohen si pjesë e legjislaturës së Kuvendit