Ja kush po e përfaqëson Vetëvendosjen në takimin me Thaçin

21.06.2017 10:08:31

Ka nisur takimi i presidentit Hashim Thaçi me përfaqësues të partive politike të vendit.

Në këtë takim ku do të diskutohet për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale, po merr pjesë edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Vetëvendosja në këtë takim po përfaqësohet nga Smajl Kurteshi.

 

Takimi me përfaqësuesit e subjekteve politike po mbahet në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.