Ja sa fëmijë kanë lindur gjatë viti 2018 në QKUK

01.01.2019 14:43:03

Gjatë viti që lemë pas në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë lindur 10 mijë e 184 fëmijë.

Gjatë viti 2018 në Gjinekologji të QKUK-së janë kryer 9 mijë e 882 lindje.

Sipas statistikave të QKUK dërguar për lajmi.net, prej tyre 3 mijë e 62 lindje janë kryer me operacion, raporton lajmi.net.

Ndërsa foshnja të gjinisë mashkullore janë 5 mijë e 376, kurse femra janë 4 mijë e 808.