Ja sa paguhet një polic i ROSU-s në Kosovë

16.01.2017 15:38:32

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës- ROSU edhe pse janë më të rrezikuarit në ruajtjen e sigurisë në vend dhe në zbatueshmërinë e ligjit, ata paguhën shumë pak.

Madje, paga e tyre është dy herë më e vogël se e një deputeti, apo se sa e një drejtorit.

Është gazetari Mefail Bajqinovci, ai i cili përmes një postimi në profilin e tij në Facebook që ka zbuluar se sa paguhet një pjesëtarë i ROSU-s.

“Një polic i ROSU-s paguhet 520 euro në muaj kurse drejtorat e policisë dhe deputetët rreth 1500 euro në muaj”, ka shkruar ai.