Ja si është rrethuar muri me pllaka metalike… nesër rrëzohet përtokë

04.02.2017 19:42:58

Në pjesën veriore të Mitrovicës ka filluar puna në rrethimin e zonës në afërsi të urës mbi lumin Ibër, e cila filloi në zonën e këmbësorëve, për ta larguar murin ekzistues dhe ndërtimin e një muri të ri mbajtës

Muri i cili ndodhet afër  urës kryesore në veri të Mitrovicës është rrethuar sonte me pllaka metalike. Ndërkaq deri nesër është planifikuar edhe largimi i tij nga aty.

Vendimi për largimin e murit u bë pas një nënshkrimi në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Komunës së Mitrovicës Veriore, i cili u nënshkrua mbrëmë pas mesnatës.

Që nga ndërtimi i tij në veri të Mitrovicës, ka pasur ngritje tensionesh në mes të serbëve dhe kosovarëve.

Rrënimi i murit ishte kërkuar të bëhej edhe përmes një rezolute të nxjerr nga Kuvendi i Kosovës, afati i së cilës nuk u përmbush për ta larguar murin nga ajo pjesë, deri më sot.

Ndërkaq ministrja Edita Tahiri bëri të ditur për lajmi.net se pas rrënimit të murit do të ndodh edhe haoja e Urës mbi Lumin Ibër.