Ja si mund të regjistrohen për votim mërgimtarët

15.05.2017 12:01:58
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se Periudha e Aplikimit për Regjistrim për Votim jashtë Kosovës ka filluar sot, 15 maj dhe do të përfundojë më 22 maj.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë vendit kanë mundësi të aplikojnë për tu regjistruar si votues jashtë Kosovës, përmes tri mundësive: përmes postës; përmes e-mailit dhe përmes fax-it, shkruan lajmi.net

“Nëse ju aplikoni për tu regjistruar përmes e-mailit, aplikacionin duhet ta dërgoni vetëm për veten tuaj, përmes llogarisë elektronike personale (e-mail) dhe më së shumti, ju njoftojmë se aplikacioniet mund t’i dërgoni për rrethin e ngushtë familjarë dhe jo për personat tjerë”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.