Artisti që ndërroi jetë këtë mëngjes, Gjelosh Gjokaj, kishte mbajtur një ekspozitë vitin e kaluar në Galerinë Haos në Beograd.
Gjelosh Gjokaj ka mbajtur një ekspozitë vitin e kaluar në Beograd, pas 50 viteve, në Galerinë Haos, transmeton lajmi.net
Ekspozita kishte shfaqur punë të selektuar nga opusi i gjerë i pikturave të artistit.
“Gjelosh Gjokaj konsiderohet si njëri nga artistët dhe piktorët grafik më të rëndësishëm në Ballkan. Ai është një artist i fantazisë lirike, abstraksionit dhe vizionit surreal. I lindur në një fshat afër Podgoricës, Gjokaj ka krijuar në Augsburg, Romë, Beograd, Prishtinë dhe Cetinje. Që nga viti 1963, Gjkoaj ka marr pjesë në 62 ekspozita grupore ndërkaq 53 i ka pasur solo, në të gjitha kontinentet dhe puna e tij është e koleksionuar në muzetë dhe galeritë më të famshme botërore”, shkruante belgradian.com.