Ja urdhri i gjykatës që i siguronte mbrojtje Liliana Rukos, para se të vritej nga burri

05.12.2016 12:43:03

Liljana Zhezha-Ruko u vra dy ditë më parë nga burri i saj duke u hedhur nga dritarja e banjës që ndodhej në katin e 5 të një pallati në lagjen “Kryengritja e Fierit”, në qytetin e Fierit.

Por para krimit, Liljana Zhezha mësohet se kishte kërkuar një urdhër-mbrojtje nga bashkëshorti i saj, Rolandi.

Ky urdhër ishte dhënë 1 muaj më parë nga Gjykata e Fierit, e cila kishte pranuar kërkesën e gruas, por që burri nuk e kishte zbatuar, gjë që solli edhe krimin e tmerrshëm.

Roland Ruko ka thënë në polici se ishte pikërisht denoncimi që kishte bërë Liljana për dhunën, ai që solli edhe sherrin që përfundoi me vdekjen e saj.