Jahjaga kërkon të flasë në Kongresin Amerikan për krimet e Serbisë në Kosovë

31.01.2019 23:00:59

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur interesim që të flasë në Kongresin Amerikan, për krimet serbe në Kosovë

Një gjë të tillë ajo e ka kërkuar gjatë takimit që ka pasur me kongresisten amerikane, Lois Jane Frankel.

Jahjaga ka shkruar në rrjetin social Facebook se nga kongresistja ka kërkuar që për krimet serbe në Kosovë, të organizohet një seancë dëgjimore.

“Nga kongresistja amerikane, Lois Jane Frankel, kërkova mbështetje për kërkesën time drejtuar Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan, për organizimin e një seance dëgjimore për krimet e kryera nga forcat serbe ndaj popullatës civile në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga në Facebook.