Jahjaga: Serbia shkeli marrmeshjen për lëvizjen e lirë

02.06.2017 20:36:36

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka thënë se Serbia e ka shkelur Marrëveshjen e për lëvizjen e lirë.

Jahjaga në një intervistë për RTK, ka thënë se mosgatishmëria e sigurisë pamundësoi pjesëmarrjen e saj në Festivalin në Beograd “Mirëdita-Dobërdan”.

“Kjo ka qenë e pritshme. Unë e kam pritur këtë sjellje të politikanëve serb. Neve si institucione të Republikës së Kosovës kemi përcjellë të gjitha hapat e nevojshëm institucionale nga ambasadori ynë atje në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd, në përputhje më Marrëveshjen e arritur në Bruksel. Kjo është shkelje shuam e ashpër e Marrëveshjes e arritur ne Bruksel”, ka theksuar ajo.

Jahjaga është shprehur se pjesëmarrja në këtë festival,do të ishte mundësi për të diskutuar hapur për luftën që ka ndodhur në Kosovë. Ajo ka bërë me dije se prapë ka dërguar kërkesën për të marr pjesë në këtë festival edhe është në pritje të përgjigjes.