Jakup Krasniqi e quan të rrejshëm konfliktin me Fehmi Lladrovcin

22.12.2016 17:50:51

Jakup Krasniqi në një emision në Tribuna Chanel ka thënë se konflikti me Fehmi Lladrovcin është i sajur, i rrejshëm dhe nuk ka ekzistuar kurrë.

Krasniqi ka shpalosur në atë emision shumë të pathëna.

Madje duke akuzuar edhe Hashim Thaqin për ndalimin e hyrjes së Fehmi Lladrovcit në Kosovë.

Ai gjithashtu klanin “Pronto” e përngjason me shkollën e UDB-s.

Ndërsa në një video të cilën e potencon Ramiz Lladrovci, Krasniqi thotë se në atë video, është Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi.