“Jam gati të infektohem që nesër nga koronavirusi”, avokati i njohur shqiptar bën deklaratën e papritur dhe zbulon çfarë fshihet pas COVID-19: Një luftë midis këtyre dy shteteve!

16.04.2020 09:29:53

Avokati Zaçe Islami ka dalë me një deklaratë të fortë nw rrjetet sociale, sipas tij koronavirusi nuk është gjë tjetër veçse një propagandë e iluminatit dhe masonëve.

“Ky nuk është një grip i jashtëzakonshëm që kërkon të zhdukë njerëzimin sikurse po e propagandojnë dhe po e fryjnë në mënyrën më të pafytyrë mediat shqiptare të nxitura dhe të urdhëruara nga padronët e tyre të iluminatit dhe të masonëve. Nuk e thashë kot. Thashë që jam gati të infektohem unë i pari nesër dhe e marr unë rrezikun përsipër, e marr unë përgjegjësinë përsipër edhe sikur të vdes po e thashë këtë duke qenë i bindur se është jo siç thonë ata por është siç them unë  dhe ky grip është njësoj si gjithë gripërat e tjerë që kanë kaluar gjatë gjithë historisë njerëzore.”, u shpreh avokati.

Avokati insiston se kjo nuk është një pandemi, por një luftë e ashpër midis SHBA dhe Kinës dhe jo një pandemi sikurse përflitet.

“Thashë që e pranoj unë të infektohem me coronavirus sepse unë e di shumë mirë që e gjitha është një propagandë, një frikë dhe terror i jashtëzakonshëm i përmasave kolosale që të gjitha mediat në të gjithë botën, me një klik në kompjuter dhanë alarmin që ka shpërthyer pandemia. Cila pandemi? Kjo nuk është pandemi, kjo është një luftë e ashpër midis SHBA dhe Kinës. Kjo është një luftë e ashpër që bën masonia dhe iluminati për të marrë globin në dorë. Nuk do t’i arrijë dhe këtë libër, këto plane që bëjnë ata për të marrë globin në dorë, nuk do bëhen. Unë ju bëj thirrje të gjithëve, mos u bëni pre e kësaj propagande të shfrenuar, mos u bëni pre e këtij krimi makabër ndërkombëtar në kurriz të popullsisë. Duan me çdo kusht të reduktojnë popullsinë. Duan me çdo kusht që në botë të qeverisë Izraeli dhe në krye të vijë një mbret i quajtur David. Këtë duan, këtë po bëjnë”, shprehet avokati.