Japonia goditet nga një tërmet prej 6.2 ballësh

25.06.2020 13:02:21

Një tërmet me magnitudë 6.2 shkallë Rihter trondit prefekturën Chiba në Japoninë lindore.

Siç njofton agjencia meteorologjike e vendit, tërmeti ka ndodhur rreth orës 4:47 sipas kohës lokale në bregdet

Epiqendra e saj ishte në një thellësi prej 30 kilometrash dhe është ndjerë edhe në qytetet fqinje.

Tërmet në Japoni | Burimi: Agjencia japoneze e Meteorologjisë

Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë pjesët qendrore dhe verilindore të vendit.

Pas tërmetit nuk është lëshuar alarm për cunami.