Javë e rëndësishme për PSP-në

11.09.2016 10:56:40

Java që vjen do të jetë shumë e rëndësishme për Prokurorinë Speciale Publike dhe për publikun pasi më 15 shtator kjo prokurori do të prezentojë raportin e dytë të punës së deritanishme.

Në gjashtë muajt e kaluar ka pasur shumë sfida për këtë prokurori duke u përballur direkt me institucionet tjera të shtetit për të çuar në vend drejtësinë.

Këtë javë do të duhet të ndodh edhe diçka shumë e rëndësishme që është vazhdimi i gjykimi për kryetarin e LSDM-së opozitare Zoran Zaev dhe ish-shefin për kundërzbulim në Maqedoni, Zoran Verushevski.

Për këtë rast Katica Janeva kërkoj që të ndërpritet seanca pasi nuk ka qenë prezent dëshmitari emrin e të cilit nuk e tha Janeva por që nënkuptohet të jetë në këtë rast, Nikolla Gruevski.