Kur njeriu e don dikend me shpirt atëhere per atë njeri ai edhe vdes. Vetë z. Adnan Merovci e thotë këtë në intervistat e tia në disa studio të TV -vë të Dardanisë këto ditët e fundit pasi z. Adnan Merovci edhe botoj librin vetë të radhës, këtë herë për Konferencen në Rambuje të Francës me titullin ” KËSHTJELLA E ( MOS ) MARRVESHJES ” e që ky libër edhe u ba shkas që Adnani të ftohet në intervista.
Jo vetem unë, por të gjithë shqiptarët me interesim të madhë percjellin se çka flet e çka shkruen z. Adnan Merovci pasi z. Adnan asht njeriu ma kompententi të flet per periudhen e okupimit ushtarako-policor të Dardanisë nga pushteti fashist i Serbisë në dhjetvjetshin e fundit të shek. 20. Adnani per ma shumë se nji dekadë ka qen njeriu ma i afërt i Liderit të Shqiptarve të Dardanisë dhe besa jo vetem të sajë, por edhe ma gjerë Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe padyshim se si njeri me atë rrol që ka pas ai edhe ka shenime e dokumente interesante per ta ndriçue nji periudhë të nji kohe të veshtirë që ka kalue Dardania si dhe shqiptarët e sajë. Mirpo shtrohet pyetje a po e ban z. Adnan Merovci këtë ndriçim?! Dikush do thotë se po , po e ban, e edhe vet z. Adnan do thotë se po e ban, por mendimi im asht se nuk po e ban. Mendimi im asht se z. A. Merovci ka ba dhe po ban shumë lojna sa here po i jipet rasti me folë e me deshmue per atë kohë. Deri sot ka qenë shumë i kujdesëshem sa here ka folë per Presidentin Ibrahim Rugova, por jo edhe gjithmonë ka kalue intervistimet dhe rrefimet pa e ba ndonji perqeshje pikrishtë me Rugovën sikur se ishte rasti i para disa viteve kur në shou programin OKSIGJEN të shoumenit Besim Dina z. Adnan Merovci së pari trillojë gënjeshtren per ” heroizmin ” e Hashim Thaçit dhe granaten e ti që gjoja e kishte pas në xhep në nji aeroport në Austri per të vazhdue me perqeshje banale prrallen per humbjen e shallit te Rugovës në nji dhomë hoteli si dhe per reagimin e rrept te Akademik Fehmi Aganit kundër Rugovës me këtë rast. ( Kam pas shkrue nji shkrim bukur të rreptë kundër rrefimit të z. Merovci në OKSIGJEN dhe shkrimi asht botue në Revisten zemrashqiptare.net.)
Librin e ri të botuem të z. Merovci ende se kam lexue, por e kam porositë dhe e pres të me vie këto ditë ne Norvegji ( ku jetojë unë ) si dhuratë nga ish Ministri Prof. Haki Demolli.
Mirpo percolla me vemendje intervistat që u ban me z. Merovci per librin në fjalë.
Unë nuk flas tash këtu si ndonji personalitet me kompetenca per ta analizue librin dhe edhe deklaratat e z. Merovci. Unë flas si nji qytetar i thjeshtë dhe si veprimtar ( me at kaqikun tim ) i devotshem i LDK-së prej se kjo Parti politike u formue me 23 dhjetor 1989. Flas edhe si njeri që e kam rritë shtatin perkrah Ibrahim Rugovës, unë si fëmijë e Ai si nji djalosh 10 vjet ma i rritun që edhe u ba IDHULLI i im dhe fëmijve të kusherinjve të vetë dhe te Cërrcës gjithandej që ishin bashkmoshatar të mi. Pra flas si njeri që e ka njoftë Ibrahim Rugovën kur z. Merovci as që ka ndëgjue per Istogun dhe Cërrcën vendlindjen e Dr. Ibrahim Rugovës.
Adnan Merovci shpesh e thotë se ka qenë i gatshem të vdes per ta mbrojtë Presidentin e Dardanisë. Nuk e ve në dyshim aspak këtë unë. Poashtu aspak se vejë në dyshim se z. Merovci ka pas respekt të madh per Presidentin Rugova, por mendojë se nga jasht asht fut dikush që ose e ka tremb ose e ka ble z. Adnan Merovci. Dhe se kur kjo u nuhat Adnan Merovcit nuk i mbeti tjetër pos me u largue nga shtëpia e presidentit Rugova dhe nga LDK-ja. Dhe pas kësaj pason nji heshtje që askush se dinte se çka ndodhi dhe askush nuk kishte pergjigje pse ndodhi largimi i Adnanit nga shtafi i Presidentit Rugova. Edhe vet z. Merovci ka heshtë per disa kohë. Mirpo per qudi ata që pas luftës në Dardani e uzurpuen pushtetin dhe që quheshin Krahu i Luftës pasi ky u largue nga Shtëpia e Presidentit Rugova nuk hezituen me i dhan vendpune z. Merovci dhe ate në vendin ku kishte ma së shumti para , pra e punsuen në PTT të Kosovës ku disa vite pati post drejtues. Nga këtu e emnuen Kryetar të KQZ-së ( Komisionit qendror zgjedhor ).
Pra neve që e kemi nda nga jeta e jonë kohën e tri dekadave në sherbim të LDK-së edhe pse nuk jemi me ngritje intelektuale e arsimore ( ndoshta ) të nivelit të Adnan Merovcit , megjithate disa ndodhi, disa deklarata, disa veprime, disa pasoja dhe edhe skandale i kemi pa, i shofim dhe do i shofim derisa të jemi gjallë. Unë personalisht se kam asnji dyshim se jo vetem në Dardani, por në mbarë botën shqiptare z. Adnan Merovci dhe z. Veton Surroji jan njerzit ma të aftë per ta krye punën e politikanit dhe burrshtetasit. Mirpo mendojë se që të dy këta energjinë dhe njohunitë që i kan i kan perdorë dhe i perdorin gabimisht. Egoja e tyne dhe smira per tu ngjitë në kupollën e shtetit ka qen edhe fatkeqësia e të dyve. Mendojë se që të dy këta ( Surroji dhe Merovci ) ma shumë se askush deri sot kan pas shansin me arrit aty ku ata aspirojnë dhe andrrojnë, por veprimet e tyne tinzare, lidhjet e tyne me kundershtar politik të Ibrahim Rugovës gjithmonë tue tradhëtue Ibrahim Rugovën ju ka kushtue Surrojit dhe Merovcit që asnjeni nuk kan arrit bash asgja.
Po e perkujtoj faktin se Ibrahim Rugova në të gjitha rastet kur ka emnue delegacion në çfardo bisedimesh qoftë me palen serbe apo ate nderkombëtare e ka emnue si pjesë e delegacionit edhe Veton Surrojin. Dhe Vetoni si mendjemadh me at fodullakun e ti të lazdranit të fëmijve të trotuareve të qytetit asnjihere se ka respektue Dr. Ibrahim Rugovën. Veton Surrojë per ta ” falemnderue ” Presidentin Rugova per respektin qe Ai i bante e formojë partinë ORA me synimin që ta dobsojë LDK-në tue ja marr votuesit. Edhe koalicionin qeveritar e bani me PDK-në e Thaçit dhe doli haptas kundër LDK-së dhe Dr. Ibrahim Rugovës. Dhe pasi në zgjedhjet e radhës partia ORA se kaloj pragun zgjedhor , bukëshkelësi Veton Surroji shkrou librin ironiko-satirik ” AMBASADORI I MELKIZEDEKUT ” ku haptazi perqesh të gjithë punën që ka ba LDK-ja e Rugova prej se u formue LDK deri në çlirimin e Dardanisë.
Ndërsa Adnan Merovci asnjihere se pau të arsyeshme të tregojë per opinionin pse ashtu papritmas u largue nga Presidenti Rugova?! Nuk tregojë a u largue apo e larguen dhe pse kjo ndodhi. Asnjihere nuk ka dhanë pergjegje të sakt per këtë fakt e që per shumkend asht jashtzakonisht i quditshem. Pra si ban që njeriu që ka qen i gatshem me vdek per Presidentin e vetë, njeriu që asht maltretue fizikisht deri në alivanosje nga policia serbe në shtëpinë e Rugovës kur i marrin peng , njeriu që asnji qast nuk ju ka nda presidentit , papritmas ik dhe ma nuk duket në Shtëpinë Presidencë të Rugovës në Velani derisa Presidenti Rugova ishte në jetë?!!! Adnan Merovci ” iku ” nga Velania dhe ra në kthetrat e SHIK-PDK-së e cila e bani Drejtor në PTT të Kosovës dhe Kryetar të KQZ-së.
Dhe po ky Adnan Merovci paksa ma perfid se sa Veton Surroji që ishte haptazi kunder LDK-së dhe Ibrahim Rugovës, Adnani sa herë e thërrasin ai del në publik dhe flet me nji kujdes per 10 vjetshin e ti si sherbyes i Presidentit Rugova me çrast asnjihere nuk harron pa rrefye diçka të re që se ka thanë ma heret. Direkt nuk e sulmon Rugovën, por gjithmonë lavdon Hashim Thaçin kundërshtarin e tmerrshem të Ibrahim Rugovës. Dhe pse e lavdon Thaçin s`ka asgja të keqe, por e keqja asht se Adnani i kurdisë e i trillon ” heroizmat ” e ” Herkulit ” , djalit të bariut të Brojës së Drenicës. Adnan Merovci bjen aq poshtë sa njihere shpiku ” SUPERMENIN ” Hashim Thaçi me granatë dore në xhep në aeroportin e nji qyteti në Austri ( e tha këtë rrenë Adnani në OKSIGJEN të Besim Dinës para disa viteve ) e tash shpiku drenicakun sypatrembun që në oborrin e Kështjellës së Rambujes i gjuen disa individ të Delegacionit serb me gur ( e tha Adnani tash këtë në TV- intervisten qe e pat para tri katër ditëve ). Servilizmi mjeran i Adnan Merovcit shkonë aq larg sa ky edhe Diplomatët ma në za të botës i ulë karshi ” superdiplomatit ” Hashim Thaçit.! Iritimet që kishin me Hashimin, Sekretarja e Shtetit të SHBA-ve zonja Olbrajt dhe diplomati Xhejms Rubin, Adnan Merovci i spjegon mjeshtrishtë si meritore dhe e ngritë Hashimin në personalitet botnor. Në pyetjen e gazetarit per perqeshjen që ka ba me Hashimin diplomati amerikan z. Xhejms Rubin kur i thotë; Hashim nënshkrueje marrveshtjen sepse në Holivud asht tue u ba skenari me ba nji film per ty dhe do bahesh Yll i Holivudit , z. Adnan Merovci e amortizon me mjeshtri dhe e paraqet si tentim shakaje e ” miqve ” Hashim – Rubin. Pra Adanani e ban si nji barcoletë. Si harrove o Adnan se Veton Surroji , Madlenin Olbrait, Blerim Shala e sa e sa të tjerë këtë rast të z. Rubin me at shefin tand Hashimin e Drenicës e tregojnë ndryshe e jo sikur e tregove ti? Andaj a mendon z. Merovci se të gjithë këta kan rrejtë e vetem ti e thue të vertetën? Kush don le të beson rrenen tande , por unë jo asnjihere. Unë e di se ti nuk je i sinqertë me këto hymne që po i nderton dhe po i thue per Hashim Thaçin dhe besa as nuk me quditë. Paraja e qon ujin perpjetë thotë nji fjalë e popullit. Me para ishte kan pas ble edhe miku i mirë i Rugovës,Senatori amerikan Bob Dol dhe u ba pjesë e librit të Hashim Thaçit. Pse mos ti lakmojsh paratë edhe ti Adnan Merovci?! Veren e vitit 2017 në Hotel restorantin tand në BERRNICË kam ngran nji drekë të mirë bashk me miqet e mi z. Nezir Dakaj dhe z. Shaqir Jakupi. Tan ai Hotel Restorant me paratë e nji page mujore kurren e kurres nuk kish mujt me u ndertue. Adnan Merovci, mbramë vone ndegjova intervisten tande në Tv dhe the se ishe gjithmonë dhe je njeri i LDK-së. Qak e the se pse jo edhe do kandidosh per postin e liderit e LDK-së. Unë si votues i devotshem i LDK-së me gjithë zemer e kisha dëshrue Adnan Merovcin lider të partisë time LDK-së sepse e di se ke aftësi dhe mundësi ma shumë se rrallë kush në Dardani, por si me ta pas besen ty o Adnan?! Si me besue se z. Adnan Merovci miku i komandirave të ” UÇK ” -së , miku i Hashim Thaçit, i Adem Demaqit etjerë antirugovista do punon per LDK-në dhe parimet e vizionet që i ka trashigim kjo parti nga Lideri i sajë Profeti Ibrahim Rugova?!!!
Jo z. Adnan Merovci ty nuk të besojë kurr, dhe ty nuk duhet me të besue asnji dashamirë i LDK-së sepse ke deshmue e po deshmon që ti je si ato bijat nimfomanke ( të pangopshme per seks ) që kokën e kan te baba e bythët te burri. Edhe ti i sherben Hashimit e me hanger bukën e LDK-së nuk ban. E ki me sherr dhe andaj ban mirë mos me u duk aty nga ku të kan perzan njihere si të pabesë.






































