Jehona lufte: Klinton bën me dije idenë për të marrë 100 mijë refugjatë nga Kosova në SHBA

18.10.2016 11:00:47

Kur Bill Clinton ishte ende në Shtëpinë e Bardhë, ai kishte një diskutim të sinqertë me kryeministrin e atëhershëm të Mbretërisë së Bashkuar, Tony Blair rreth refugjatëve nga Ballkani.

Në atë kohë, Lufta e Kosovës kishte shpërthyer, shkruan Townhall.

Clinton ndiqte me kujdes këtë krizë, duke shmangur edhe vëmendjen nga skandali seksual i zbuluar me Monika Lewinsky dhe u angazhua në një veprim agresiv të kësaj lufte.

Në diskutimin me Blair, duke reduktuar pjesën e tij, Clinton tha se ai dëshiron të marrë refugjatët, por shprehi shqetësime se ata mund të mos duan të lënë futjen e një force paqeruajtëse ndërkombëtare të udhëhequr nga NATO (KFOR-i), transmeton KosovaPress.

“E kuptoj problemin”, i tha Clinton, Blair-it. “Në njërën anë, ne duhet t’i bëjmë presion të mjaftueshëm Maqedonisë dhe Shqipërisë që të mos i mbyllin kufijtë. Tu themi bisedoni me popullin tuaj. Në anën tjetër, unë do të doja të marrë 100 mijë njerëz dhe t’i sjellë në Amerikë nesër si dhe të marrë përsipër rrezikun kur ata të mos duan të kthehen më në shtëpi. Mirëpo, unë nuk dua asnjë nga ta. Atyre mund t’u pëlqej këtu dhe të mos duan të largohen më”.