Jep dorëheqje Avdullah Hasani

11.02.2020 17:34:09

Shefi i Task Forcës Kundër Narkotikëve tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla, Avdullah Hasani, sot gjatë ditës ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.

Hasani e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në Facebook, rreth një javë pas formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.

Qeveria e Kosovës kishte aprovuar propozim-vendimin për fillimin e fushatës kundër përdorimit të narkotikëve dhe formimi i task forcës kundër narkotikëve dhe siguri në shkolla në qershor të vitit 2019.

Avdullah Hasani ishte emëruar shef i kësaj Task-force, ndërsa zëvendësshef për çështje operacionale ishte emëruar drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Kam dhënë DORËHEQJE nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla.

Ju falënderoj që më qëndruat pranë, më kritikuat, më këshilluat e nëpërmjet këtyre më ndihmuat.
Angazhimi im tani e tutje do të jetë vetëm profesional.
Suksese Republikës sonë!
Respekt, AH.