Jep dorëheqje edhe Dardan Sejdiu

Jep dorëheqje edhe Dardan Sejdiu

04.01.2018 13:48:20
Edhe nënkryetari Dardan Sejdiu sapo dha dorëheqje nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sejdiu i ka dërguar letër Kryesisë së partisë, mbledhja e së cilës ka filluar nga ora 13:00.

Në letër, Sejdiu bën të ditur se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga posti i nënkryetarit të parë, Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes, ndërsa njofton se veprimin e tij politik do ta vazhdojë si deputet dhe anëtar i Vetëvendosjes në përputhje me bindjet e tij.

Pardje nga pozita e kryetarit të VV-së është larguar Visar Ymeri, kurse më herët edhe Aida Dërguti, e cila mbante postin e nenkryetares.

Letra e plotë: