Jepet alarmi: Shqipëria rrezikohet nga sulme terroriste

07.04.2018 19:37:48
Mediat iraniane kanë dhënë alarmin se në Shqipëri mund të ketë sulme terroriste.

Në një shkrim të publikuar ditën e sotme nga “Iran News Uptade”, thuhet se shkak për këtë rrezik janë muxhahedinët që ndodhen në vendin tonë.

“Alejo Vidal-Quadras, Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar në Kërkimin e Drejtësisë (ISJ), ka deklaruar se regjimi iranian ndodhet në mes të një fushate që rrezikon anëtarët e Rezistencës iraniane (MEK) që u zhvendosën në Shqipëri pasi u larguan nga kampi në Irak.

Anëtarët e opozitës që kanë jetuar në Irak, kanë kaluar vite duke iu nënshtruar sulmeve çnjerëzore dhe eksperimenteve mjekësore. 178 banorë humbën jetën atje. Shumë prej banorëve më në fund u transferuan në mënyrë të sigurt në Shqipëri ku u pritën ngrohtësisht. Ishte një arritje e madhe kur banorët e fundit u larguan nga Iraku dhe u konsiderua si një sukses i madh humanitar pas një nisme të fortë që përfshinte një sasi të konsiderueshme të presionit diplomatik. Kjo përfshinte Kombet e Bashkuara, ISJ-në.

Senatorët e SHBA-së dhe Kongresmenët, anëtarët e Parlamentit, personalitetet amerikane dhe politikanët evropianë. Regjimi iranian është në një situatë të dëshpëruar pas protestave të përhapura që filluan në fund të dhjetorit, në të cilat njerëzit protestuan në mbi 140 qytete në Iran.

Njerëzit bënë thirrje për ndryshim të regjimit, sepse e dinë se është shansi i tyre i vetëm i lirisë, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Për të kundërshtuar izolimin në rritje të vendit, regjimi po rrit fushatën e shtypjes dhe tani po synon grupin MEK në Shqipëri”, thuhet në shkrimin e medias iraniane.