Jeremiq: Vuçiqi i ka premtuar Evropës se do ta njohë Kosovën

15.09.2017 14:45:31

Kryetari i Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Serbi, Vuk Jeremiq pretendon se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka premtuar vendeve të perëndimt se do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai këto deklarata i ka bërë duke akuzuar direkt Vuçiqin, i cili sipas tij i dha leje Listës Serbe që ta përkrah koalicionin me Ramush Haradinaj.

“Beogradi nuk kishte të drejtë morale për të kërkuar nga Lista Serbe që të hyjë në këtë qeveri. Vuçiq është i gtatshëm të bëj gjithçka, vetëm që serbët e Kosovës ta mbështesin, madje ai i ka premtuar perëndimit se do ta njohë pavarësine e Kosovës”, tha Jeremiq, transmeton lajmi.net

Kur u pyet për kritikat ndaj tij, pasi gjatë kohës sa ishte ai ministër, Kosova e shpalli pavarësinë, Jeremiq u përgjigj duke thënë se në atë kohë ka qenë i kërcënuar.

Ai ka insistuar se angazhimi i tij ka bërë që Kosova të dështojë të anëtarësohet në disa organizata ndqërkomëbtare.

Jeremiq ka qenë ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.

Në shtetin e Serbisë, ka pasur akuza edhe më herët ndaj presidentit serb, që i dha leje Listës Serbe të hyjë në koalicionë me koalicioni PAN dhe AKR.